Skuadra e Llapit, është duke kaluar nëpër një sezon shumë të dobët dhe barazimi ndaj Besës së Pejës, e ka konfirmuar krizën e thellë, megjithëse ata janë ekipi më I përforcuar për këtë stinor në Super Ligë
Trajneri i skuadrës nga Podujeva, Tahir Batatina, tha se ai nuk do të japë dorëheqjen e tij edhe pas këtyre rezultateve.
“Jo, nuk do të jap dorëheqjen, do të diskutojmë me skuadrën dhe do e shikojmë se ku jemi duke gabuar. Nuk po kemi aspak fat, Besa na barazoi në minutën e 100-të dhe ne nuk morëm tre pikë nga një ndeshje që e kishim në dorë”, tha Batatina për Art Sport, transmeton Insajderi.
Pas gjashtë ndeshjeve të para, Llapi numëron vetëm dy pikë dhe ende nuk ka arritur fitore./Insajderi.com.