
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka paralajmëruar dorëheqje nëse trajnerët e tjerë të Superligës së Kosovës e kuptojnë taktikën e tij të lojës.
Pas fitores së sotme të Llapit si mysafir i Prishtinës me rezultat 2-1, Batatina ka lavdëruar taktikën e tij, e cila sipas tij e ka dërguar Llapin kaq lartë në renditje.
“Ndeshjen e fituam taktikisht”, ka deklaruar ai.
Por, më tutje Batatina ka dhënë një premtim të rrezikshëm.
“Momentin që do të ma kuptojnë trajnerat e Kosovës mua taktiken time, atëherë unë nuk do të jem më trajner, do të jap dorëheqje”, ka thënë Batatina për mikrofonin e Supersport Kosova.
Llapi ndodhet në vendin e katërt në Superligën e Kosovës, ndërsa është edhe në finale të Kupës së Kosovës. /Insajderi.com