Batatina: Stadiumi i Kosovës të quhet Fadil Vokrri

Batatina: Stadiumi i Kosovës të quhet Fadil Vokrri

Trajneri i njohur i futbollit në Kosovë, Tahir Batatina, ka propozuar që stadiumi kombëtar i Kosovës të marrë emrin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Batatina në një status në llogarinë e tij në Facebook, e ka vlerësuar Vokrrin si më meritorin për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

“Ai deklasoi palën serbe me mbështetjen e federatave Evropiane te futbollit që të mbështetet Kosova për Pranim. Unë mendoj se Stadiumi Nacional i Kosovës duhet të quhet ‘Arena Kombëtare Fadil Vokrri”, ka shkruar trajneri i Llapit.

Ditë më parë u konfirmua projekti për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar në Bërnicë të Poshtme, lokacion që ndodhet rreth 5 kilometra larg nga qendra e Prishtinës./Insajderi.com