Bayer Leverkusen dhe Sevilla kalojnë në fazën tjetër – Roma dhe Rangers eliminohen

Bayer Leverkusen dhe Sevilla kalojnë në fazën tjetër – Roma dhe Rangers eliminohen

Sevilla ka eliminuar ekipin e Roma-s, nga Uefa Europa Ligë, duke e mposhtur me rezultat 2 me 0, në një terren neutral.

Sevilla shënoi dy golat në pjesën e parë, në minutën e 22’ dhe 44’, nëpërmjet Regulion dhe Nesyri, raporton Insajderi.

Ekipi i Steven Gerrard, Rangers, është eliminuar nga ekipi i Bayer Leverkusen, duke u mposhtur me rezultat minimal prej 1 me 0. Golin e vetëm e shënoi, Diaby, në minutën e 51’.

Roma konsiderohej një nga favoritët për ta fituar këtë garë, së bashku me United dhe Inter, por Sevilla ka “këputur” këto ëndrra të romakëve./Insadjeri.com.