
Skuadra gjermane ka marrë vendim që ta shes mbrojtësin austriak David Alaba, pas dhjetë vjet qëndrimi në Bayern Munich.
27 vjeçari mund të largohet nga klubi, nëse vjen një ofertë serioze gjatë afatit kalimtar veror të transferimit të futbollistëve.
Kampionët e Bundesliga sivjet, duan të fitojnë para për futbollistin, sepse vitin e ardhshëm i skadon kontrata dhe mbetet i lirë.
Liverpool, Manchester United, Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë vetëm ekipet më në emër që e duan David Alaba.
Ekipi bavarez e vlerëson rreth 50 milionë euro.
/Insajderi.com/