Bayern Munchen dhe Juventus mendojnë shkëmbimin e mesfushorëve të tyre

Bayern Munchen dhe Juventus mendojnë shkëmbimin e mesfushorëve të tyre

Skuadra e Bayern Munchen dhe Juventus po kërkojnë të bëjnë një shkëmbim të bujshëm, me mesfushorin uruguaian, Rodrigo Bentancur që do shkonte në Munih dhe Leon Goretzka që do të vinte në Torino, njofton Insajderi.

Këto detaje i ka zbuluar gazeta italiane “Tuttosport”, e cila cilësohet si një gazetë shumë afër Juventusit.

Mesfushori 23 vjeçar, Bentancur, nuk po zhvillon një sezon të mirë tek ‘bardhezinjtë’, teksa është vënë në qendër të kritikave nga tifozët për gabimet e shumta në fushën e lojës.

Ndërsa nga krahu tjetër, mesfushori Goretzka pas tre sezoneve te Bayerni nuk shihet më në planet e trajnerit Flick dhe po mendon të gjejë një skuadër tjetër për të vazhduar karrierën. /Insajderi.com