Bayern Munchen edhe zyrtarisht në garë për Haaland

Bayern Munchen edhe zyrtarisht në garë për Haaland

Së fundmi edhe Bayern Munchen raportohet së është futur në garë për shërbimet e Erling Haaland, shkruan Shqip.com.

Drejtori sportive i bavarezëve, Hasan Salihamixhiç, deklaroi se nëse ata nuk do të tentonin që ta merrnin norvegjezin, atëherë do të ishin amatorë, pasi po flitet për një futbollist që gjithë bota e do.

Chelsea, Real Madrid, Manchester City e Manchester United janë vetëm disa nga shumë skuadra që janë të interesuara për shërbimet e tij.

Në verën e ardhshme, do të aktivizohet klauzola e largimit me vlerë 75 milionë euro, e cila përfshihet në kontratën e Haaland me Dortmundin.

Interesimit të klubeve, verdhezinjët u janë përgjigjur se do ta lënë norvegjezin të lirë vetëm nëse për të paguajnë 150 milionë paund.

Në javët e fundit, Chelsea ishte e gatshme të bënte goditjen më të madhe të kësaj vere pasi ishte e gatshme të paguante shumën e kërkuar nga skuadra gjermane.

Por, Haaland u distancua nga skuadra angleze pasi tha se ndihej i lumtur te Dortmund.

Në edicionin e kaluar, Haaland realizoi 41 gola në të gjitha kompeticionet për verdhezinjët dhe i ndihmoi ata që të siguronin një vend në Ligën e Kampionëve./Insajderi.com