
Bayern Munchen ka shënuar fitore minimale por shumë të rëndësishme kundër ekipit të Leipzig në transfertë në kuadër të xhiros së 27-të kampionale, njofton Insajderi.
Që nga fillimi ndeshja kishte tempo të lartë dhe me raste të mira shënimi nga të dyja palët, mirëpo më cinik u treguan bavarezët..
Po zhvillohej minuta e 38-të e ndeshjes, kur mesfushori gjerman Leon Goretzka do të arrinte të realizonte golin e vetëm në derbin gjerman, pas një asistimi nga Thomas Muller. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me shifrat minimale për miqtë.
Në pjesën e dytë, nikoqirët do të tentonin disa herë portën e Neuer, mirëpo pa arritur të shënonin, ndërsa mysafirët arritën deri në fund të ruanin epërsinë minimale të krijuar në pjesën e parë.
Më këtë fitore Bayern Munchen përforcon vendin e parë me 64 pikë, shtatë më shumë se Leipzig e vendit të dytë. /Insajderi.com