
Në javën e shtatë në Bundesligën gjermane, u takuan dy gjigandët e futbollit gjerman, Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen, ku fitore në “klasiken” gjermane, shënuan bavarezët, njofton Insajderi.
Pjesa e parë e takimit mbaroi me rezultat 1:1, ku golat u shënuan në fund të pjesës së parë. Së pari shënoi kapiteni i “verdhezinjëve”, Marco Reus, ndërsa për miqtë barazoi austriaku David Alaba.
Tre minuta pasi kishte filluar pjesa e dytë, Lewandowksi, shënoi për epërsinë e parë për mysafirët, ndërsa dyfishoi rezultatin Leroy Sane në minutën e 80-të.
Teksa gjëja e vetme që arritën të bënin nikoqirët, deri në fund të takimit, ishte ngushtimi i rezultatit me Haaland në minutën 83’ të ndeshjes.
Me këtë fitore, Bayern shkon në kuotën e 18 pikëve, në vendin e parë, ndërsa Dortmund me këtë disfatë mbetet në 15 pikë dhe ndodhe në vendin e tretë në tabelë. /Insajderi.com