
Bayern Munchen ka qenë afër nënshkrimit të kontratës me Kevin Volland, njofton Insajderi.
Këtë lajm e ka deklaruar ish-trajneri i Bayern Munchen, Niko Kovaç i cili aktualisht është në pankinën e Monaco-s dhe që stërvit sulmuesin 28 vjeçar Volland, ka thënë në mikrofonat e “Sport1” se bavarezët kanë qenë pranë ish-sulmuesit të Bayer Leverkusen-it.
“Në vitin 2018 dhe në vitin 2019, Bayern Munchen ka qenë pranë Kevin Volland, por Leverkusen kërkonte shumë para për të, dhe bëri që bavarezët të mos e afronin sulmuesin në fjalë”.
Aktualisht Kevin Volland me fanellën e Monaco-s në këtë sezon në Ligue 1, ka zhvilluar 23 ndeshje duke e tundur rrjetën plot 12 herë. /Insajderi.com