Në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma, mes kampionëve të Budesligës, Bayern Munchen dhe rivalëve kryesor të tyre, Borussia Dortmund, pas 90’ minutave lojë, triumfuan bavarezët me rezultat të ngushtë 3:2, njofton Insajderi.
Në ndeshjen e luajtur në “Allianz Arena”, të përzgjedhurit e Hans – Dieter Flick ishin më të mirë se të përzgjedhurit e francezit Lucien Favre.
Të parët kaluan në epërsi bavarezët me mesfushorin francez Corentin Tolisso në minutën e 18’ të takimit, për të dyfishuar pastaj me gjermanin Thomas Mueller në minutën e 32’ të takimit. Ndërsa për mysafirët shënoi Julian Brandt në minutën e 39’ të takimit, për të ngushtuar rezultatin në 2:1. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Pas vetëm 10 minutave sa kishte filluar pjesa e dytë, Haaland barazoi rezultatin në 2:2 duke bërë me dije se në këtë takim do të kemi një finish dramatik.
Në minutën e 82’ të takimit, gjermani Joshua Kimich, shënoi goline tretë për Bayern Munchen, duke vendosur rezultatin përfundimtar 3:2, kështu duke i dhuruar superkupën gjermane skuadrës së tij. /Insajderi.com