Bayern Munchen kampion në Bundesligë – rezultatet e javës së fundit kampionale

Bayern Munchen kampion në Bundesligë – rezultatet e javës së fundit kampionale

Janë mbyllur nëntë ndeshjet e luajtura për javën e fundit të Bundesligës gjermane, teksa Bayerni është shpallur zyrtarisht kampion për të 10-in sezon radhazi, njofton Insajderi.

Trofe për rekord ky nga ana e bavarezëve të cilët triumfuan me rezultatin 5-2 ndaj Augsburgut në ndeshjen e fundit të festës së titullit.

Fitore të madhe arritën dhe verdhezinjtë e Dortmundit, të cilët mposhtën 3-1 Leverkusenin dhe sigurojnë një vend në zonën Champions sezonin tjetër. Skuadrës së Terziç i bashkohet dhe Leipzigu me Wolfsburgun të cilat do të luajnë gjithashtu në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Ndërkohë në Ligën e Europës do të shkojnë Eintracht Frankfurt dhe Bayer Leverkusen pas një paraqitje të mirë këtë sezon. Arritje historike për Unionin e Berlinit e cila renditen në vendin e shtatë në klasifikim dhe siguron një vend në zonën e ‘’play-off’’ për tu kualifikuar në Ligën e Europës.

Një kategori më poshtë bie zyrtarisht Schalke dhe Werder Bremeni, e cila në nëntë ndeshje e fundit arritën të grumbullonin vetëm një pikë duke bërë një pjesë të dytë sezoni katastrofale. Rashica arriti të gjente rrugën e golit ditën e sotme në sfidën ndaj Monchengladbach, por pa mundur të shpëtojë Werderin nga rënia. Ndërkohë Kolni ka dhe një shans për të qëndruar mes më të mirëve, pasi do të luajë ndeshen e barazhit me ekipin e tretë nga Bundesliga 2. /Insajderi.com