Bayern Munchen ka kontaktuar agjentin e Erik Garcia-s, kontrata e të cilit përfundon qershorin e ardhshëm dhe tashmë i ka komunikuar Manchester City-t se ai nuk do të rinovojë në fund të sezonit me anglezët, njofton Insajderi.
Në parim, lojtari do të kishte vendosur të kthehej te Barcelona, por opsioni për të luajtur për kampionët e Gjermanisë mund ta bëjë atë të ndryshojë mendim.
E gjitha kjo tregon se bavarezët do të bëjnë një ofertë zyrtare në javët e ardhshme, shkruan “Todo Fichajes”.
20 vjeçari që luan si qendërmbrojtës do të ishte një përforcim i rëndësishëm për skuadrën gjermane e cila në fund të sezonit të humbasë dy lojtarë në atë repart: Jerome Boateng që është pranë kalimit te Chelsea dhe David Alaba që me shumë mundësi do të zgjedhë Real Madrid-in për të vazhduar karrierën. /Insajderi.com