Bayern Munchen mposht bindshëm Lazio-n në Romë

Bayern Munchen mposht bindshëm Lazio-n në Romë

Bayern Munchen tregon se jo rastësisht është kampioni i Europës, njofton Insajderi.

Bavarezët mposhtën me rezultatin e thellë 1:4 Lazio-n në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve në Romë.

Skuadra e Hans-Dieter Flick i mbylli llogaritë e kësaj sfide me tre gola që në pjesën e parë.

Skuadra e Simone Inzaghit u mjaftua me golin e Correas (49’), ku dy minuta më parë, Bayern kishte katërfishuar rezultatin me anë të autogolit nga Acerbi në fillim të pjesës së dytë.

Tashmë, ndeshja e kthimit në Gjermani mbetet vetëm një formalitet për Bayern Munchen, ndërsa Lazio duhet të kryejë një mrekulli të çmendur për të arritur për herë të parë në histori të kualifikohet për çerekfinalet e këtij kompeticioni. /Insajderi.com