
Bayern Munchen nuk ka zhgënjyer ndaj Herthës së Berlinit në kampionat, duke triumfuar me rezultatin 1-0 dhe duke regjistruar kështu fitoren e pestë radhazi, njofton Insajderi.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi francez Kingsley Coman në minutën e 21-tw, pas një asisti perfekt të marrë nga Muller, ndërkohë që Lewandowski humbi penalltinë në minutën e 12-tw.
Pas golit të pësuar, vendasit u përpoqën të reagonin, por nuk ia dolën, të shënonin të paktën njw gol.
Bavarezët, patën edhe disa raste të tjera për shënim, por nuk i shfrytëzuan si duhet, për të marrë kështu një fitore minimale, e cila i dërgon në kuotën e 48 pikëve në krye të tabelës, të shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit. /Insajderi.com