Bayern Munchen i ka shkaktuar humbjen e parë në kampionat “aspirinave”, duke i mposhtur në “BayArena” me dopietën e Robert Lewandowskit, njofton Insajderi.
Të parët kaluan në epërsi ishin nikoqirët me golin e sulmuesit çek Patrik Schick (14’), derisa barazuan mysafirët me golin e sulmuesit polak Robert Lewandowskit (43’). Me rezultat 1:1 u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, mysafirët nga Bavaria golin e fitores e shënuan në minutën e tretë shtesë të ndeshjes, me autor të njëjtë, Robert Lewandowski.
Me këtë fitore, Bayern merr kryesimin në ligë me 30 pikë, teksa Leverkusen ndodhet në vendin e dytë me 28 pikë. /Insajderi.com