Bayern Munchen e ka nisur me goleadë vitin 2021, teksa ka mposhtur me rezultatin 5-2 me përmbysje ekipin e Mainz, njofton Insajderi.
Ndeshja nisi keq për skuadrën e Flick, që e mbylli pjesën e parë në disavantazhin e dy golave, pasi për Mainz shënuan Burkardt në minutën e 32-të dhe Hak në minutën e 44-të.
Pjesa e dytë ishte një tjetër histori, me bavarezët që shënuan plot pesë herë, fillimisht me Kimich në minutën e 50-të, për të vazhduar më pas me Sane në minutën e 55-të, Suele në minutën e 70-të dhe dopieta e Lewandowski-t në minutat 76-të dhe 83-të.
Me këtë fitore, Bayern merr kryesimin e renditjes me 33 pikë, dy pikë më shumë se Leipzig i vendit të dytë. /Insajderi.com