Bayern Munchen mposht minimalisht Augsburg-un

Bayern Munchen mposht minimalisht Augsburg-un

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bayernit fitoren e dytë radhazi, kësaj radhe ndaj Augsburg, njofton Insajderi.

Robert Lewandowski nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë dhe u siguroi bavarezëve një tjetër tre pikësh të çmuar në garën për titullin kampion.

Ekipi i Hans Flick ndiqet nga pas prej Leipzig, i cili mundi minimalisht Union Berlinin. Në sfidat e tjera të javës së 17-të të Bundesligës, Arminia Bielefeld mposhti 3-0 Stuttgart-in, ndërsa Freiburg barazoi 2-2 me Eintracht Frankfurt. Koln ia bën akoma më të vështirë qëndrimin në Bundesligë Shalke 04 duke fituar me rezultatin 1-2. /Insajderi.com