Bayern Munchen mposhtet në shtëpi nga PSG-ja në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Bayern Munchen mposhtet në shtëpi nga PSG-ja në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve

PSG-ja ka triumfuar në ndeshjen e parë të çerekfinales të Ligës së Kampionëve, teksa ka mposhtur në transfertë Bayern Munchen, njofton Insajderi.

Padyshim lojtari i ndeshjes ishte Kylian Mbappe, i cili realizoi dopietë golash, në minutat tre dhe 68-të, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij, e cila është si një lloj hakmarrje për atë humbje në finalen e sezonit të kaluar në Champions. Golin tjetër për PSG-në e shënoi mbrojtësi brazilian Marquinhos në minutën e 28-të, pas një asisti perfekt të Neymarit.

Bayerni arriti të shënojë dy herë, fillimisht me Chupo-Moting në minutën e 37-të dhe me Mullerin në minutën e 60-të, por këto gola nuk mjaftuan, për të siguruar të paktën një barazim.

Gjermanët kishin mundësinë të shënonin më shumë gola, me rastet e shumta që krijuan, por përballë kishin një super-Navas, i cili bëri disa pritje fantastike, duke i mohuar golin bavarezëve në shumë raste.

Kështu PSG-ja merr një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen parë, me ndeshjen e kthimit që e luajnë në shtëpi. /Insajderi.com