Bayern Munchen, shijon humbjen në gjiron e dytë

Bayern Munchen, shijon humbjen në gjiron e dytë

Në gjiron e dytë, në Budesligën gjermane, u takuan kampionët aktual të ligës dhe Ligës së Kampionëve, Bayern Munchen, me skuadrën simpatike Hoffenheim, njofton Insajderi.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Prezero Arena”, bavarezët u deklasuan me rezultat të thellë prej 4:1.

Për vendasit shënoi Ermin Bicakcic në minutën e 16’ të takimit për 1:0, ndërsa për 2:0 shënoi Munas Dabbur. Në minutën e 36’, hapi ndeshjen gjermani Joshua Kimich që ngushtoi rezultatin në 2:1, mirëpo kjo ishte ajo që mund të arrinin më shumë në këtë takim, ngase në pjesën e dytë, Hoffenheim do të shënonte edhe dy herë të tjera.

Kroati, Andrej Kramaric, do të shënonte për 3:1 në minutën e 77’ të takimit, ndërsa për shifrat përfundimtare e përkujdes përsëri Kramaric, nga penalltia në minutat shtesë të takimit.

Inkuadrimi i sulmuesit polak, Lewandowski, në pjesën e  dytë, nuk ndihmoi bavarezët që së paku të evitonin humbjen në këtë takim. /Insajderi.com