Bayern Munchen shkatërron Schalke-n

Bayern Munchen shkatërron Schalke-n

Bayern Munchen arrin një tjetër fitore në Bundesligën gjermane, ku shkatërroi me rezultatin 0-4 skuadrën e Schalkes 04 në “Veltins Arena”, njofton Insajderi.

Skuadra e drejtuar nga Flick arrin këtë sukses me anë të golave të Thomas Mueller në minutën e 33-të, Robert Lwandowski në minutën e 54-të, Thomas Mueller përsëri në minutën e 88-të dhe David Alaba në minutën e 90-të.

Bavarezët me këtë triumf shkëputen ndjeshëm në kreun e klasifikimit në kuotën e 42 pikëve, +7 nga Leipzig ndjekës.

Ndërsa Schalke ndonëse me trajnerin e ri në krye të pankinës, noton në “ujëra të turbullta” ku renditet e fundit dhe rrezikon shumë rënien nga kategoria në këtë sezon. /Insajderi.com