Bayern Munchen transferon talentin nga Milan

Bayern Munchen transferon talentin nga Milan

Skuadra bavareze, Bayern Munchen, ka transferuar me formulën e huazimit lojtarin e skuadrës italiane Milan, Leni Borges, njofton Insajderi.

Borges, luan si mbrojtës i djathtë, është 19 vjeçar, në Milan u transferua nga skuadra e Hamburg.

Sipas “Sky”, transferimi i Borges te fituesit e Ligës së Kampionëve, ishte dëshirë personale e trajnerit Hans Dieter Flick, i cili e pëlqente shumë lojtarin.

Lojtari do të stërvitet me skuadrën e parë, ndërsa me shumë gjasë do të luajë në skuadrën e dytë, Munchen II, e cila bënë gara në Bundesligën e Tretë gjermane.

Transferimi i profileve të lojtarëve të tillë, është politikë e njohur e gjigandit gjerman, nuk shpenzon shuma marramendëse në lojtar të shtrenjtë, ndërsa afron me shuma të ulëta lojtar të ri, që premtojnë shumë në të ardhmen, duke i dhënë hapësira për ta dëshmuar veten edhe në ekipin e parë. /Insajderi.com