Sot në orën 18:30 Byern Munchen dhe Borussia e Dortmundit do të ndeshen mes njëra-tjetrës në një duel, i cili vlen më shumë se tri pikë. Statistikat flasin për një avantazh të ndjeshëm të kampionëve në fuqi, që në vitet e fundit kanë dominuar në Bundesligë, njofton Insajderi.
Në ndeshjet në shtëpi ndaj ‘verdhezinjve’, Bayern numëron gjashtë fitore radhazi me një golavarazh prej 26 golash të shënuar dhe vetëm tre të pësuar. Në pesë sfidat e fundit, bavarezët kanë shënuar të paktën katër gola ndaj Borussias.
Skuadra e Hans Flick ka arritur 17 fitore dhe katër barazime në 21 ndeshjet e Bundesligës të luajtura në “Allianz Arena”. Askush nuk ka bërë më mirë se skuadra kryesuese që është në rrugën e duhur për të fituar titullin e nëntë radhazi. /Insajderi.com