Bayern Munich i bashkohet PSG-së në finale të Ligës së Kampionëve

Bayern Munich i bashkohet PSG-së në finale të Ligës së Kampionëve

Ekipi gjerman, Bayern Munich, e ka mposhtur ekipin e Lyon, me rezultat 3 me 0, kështu duke arritur finalen e madhe të ligës më të fortë të Evropës.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi, Serge Gnabry, pas një depërtimi dhe një goditje të fuqishme në minutën e 18′. Golin e dytë, e shënoi prap, Gnabry, në minutën e 33′, pas një tollovie në zonën e rreptësisë.

Pjesa e dytë, u karakterizua poashtu me dominim nga ekipi gjerman, të cilët arritën që të shënonin edhe njëherë, përmes Lewandowski, në minutën e 88’.

Për ekipin e Lyon, kjo ishte një arritje e madhe, por duhet të kënaqen me kaq, ndërsa Bayern Munich, ka një finale të vështirë kundër kampionëve të Francës, PSG./Insajderi.com.