
Bayern Munich ka bërë të ditur se do të lejojnë Thiago Alcantaran që të largohet në këtë verë, njofton Insajderi
Mesfushori spanjoll e dëshiron largimin nga Bavarezët, pasi kërkon një aventurë të re.
Alcantara ka refuzuar vazhdimin e kontratës me kampionin e Bundesligës, derisa Goal.com raporton se ka disa skuadra në garë për të.
Bayern Munich është e gatshme të shesë mesfushorin në shumën e 30 milionë eurove, ndërsa ende nuk ka marrë ofertë zyrtare.
Sipas mediumit anglez, Liverpooli është skuadra që po i prinë garës për shërbimet e lojtarit.
Por, në garë për të janë edhe skuadra si, Arsenal, Manchester United dhe Atletico Madrid./Insajderi.com