Bayern Munich nuk e dëshiron më Jerome Boateng

Bayern Munich nuk e dëshiron më Jerome Boateng

Ekipi nga Bundesliga, Bayern Munich, ka vendosur në shitje mbrojtësin e tyre, Jerome Boateng, i cili nuk po arrijnë të gjejë më veten në formacionin e klubit bavarez.

Sipas Bild, Bayern Munich, ka vendosur ta shes Boateng-un, në këtë afat të transferimeve, kur atij i ka mbetur vetëm një vit kontratë, pasi po nuk e shitën në këtë verë, ata do ta humbin lojtarin si agjent të lirë, në vitin e ardhshëm, transmeton Insajderi.

Thuhet se Bayern Munich, kërkon 10 milion euro për shërbimet e Boateng, që tani ka mbushur 31 vjeç.

Kujtojmë se para dy viteve, Boateng kërkohej nga Manchester United, të cilët ishin në gjendje të paguajnë mbi 40 milion euro për të, por që ky transferim kishte dështuar të ndodhte./Insajderi.com.