
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e para të grupeve në Ligën e Kampionëve, njofton Insajderi.
Skuadra gjermane e Bayern, po avancon me rezultat minimal në Rusi ndaj Lokomotivës së Moskës, me golin e shënuar nga Leon Goretzka në minutën e 13’ të takimit.
Në grupin tjetër të Ligës së Kampionëve, italianët e Inter po luajnë pa gola pas 45’ minutave të parë, kundër ukrainasëve të Shakhtar Donetsk. Edhe pse dominuan lojën, të përzgjedhurit e Contes nuk arritën të shënonin golin e epërsisë. /Insajderi.com