
Një pjesë e parë e jashtëzakonshme është zhvilluar në mes të Barcelona dhe Bayern Munich.
Pesë gola të shënuar nga lojtarët e Bayern, por rezultati është 4 me 1 në të mirë të gjermanëve.
Në minutën e 4’, Thomas Muller e gjeti i pari golin. Vetëm tre minuta më vonë, mbrojtësi, David Alaba, shënoi një autogol, transmeton Insajderi.
Në minutën e 22’, i huazuari nga Inter, Ivan Perisic, shënoi një gol të bukur, për të kaluar përsëri në epërsi. Gnabry në minutën e 28’ dhe përsëri Muller, në minutën e 31’, e mbyllën këtë pjesë me rezultatin 4 me 1.
Barcelona, ka në bankën rezervë lojtarë si Griezmann dhe Dembele, që mund të futen dhe ndoshta të ndryshojnë diçka nga sulmi i Barcelonës./Insajderi.com.