Bayern “shuplakë fytyrës” David Alabas

Bayern “shuplakë fytyrës” David Alabas

E ardhmja e David Alabas në Bayern Munich, është në mëdyshje pasi kampionët e Evropës, kanë tërhequr ofertën për kontratën e re.

Për këtë Alaba i ka thënë Sky Sportit në Gjermani se po ndjehet sikur “të ma mëshonin shuplakë fytyrës”, njofton Insajderi.

Sidomos pasi klubi ia kishte kumtuar se mbase do ta largonin fare në një marrëveshje për shkëmbim lojtarësh me një klub tjetër.

Kontrata aktuale e Alabas përfundon sezonin e ardhshëm dhe nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje ai mund të negocioi një transfer të lirë qysh në janar./Insajderi.com