Bayerni i falet të zakonshmit Kimmich

Bayern Munich ka vazhduar me fitore në Bundesligë, vetëm falë një goli të mesfushorit të ri gjerman Joshua Kimmich një minutë para fundit të takimit ndaj Hamburg.

Bayerni i falet të zakonshmit Kimmich

Ekipi i Carlo Ancelottit ka marrë tre pikë me shumë vështirësi në xhiron e pestë të Bundesligës, duke e mposhtur Hamburgun me rezultat minimal 1:0.

 

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi i riu Joshua Kimmich në minutën e 89-të të takimit, për t’ia siguruar tri pikë kampionëve të Gjermanisë, që kryesojnë në renditje me pikë të plota.

Mesfushori 20-vjeçar i ardhur nga Red Bull Leipzeg para një viti, shënoi golin e tij të pestë këtë fillim stinori. Ai është njëri nga futbollistët më në formë në Evropë momentalisht.

Bayern nuk luajti me formacionin më të mirë në këtë takim, pasi trajneri italian, Anccelotti vendosi të pushoi disa nga yjet e skuadrës, përfshirë francezin Frank Ribery dhe holandezin Arjen Robben. /Insajderi.com