Bayerni kryeson në renditjen e UEFA-së

Bayerni kryeson në renditjen e UEFA-së

Klubi gjerman, Bayern Munich, ka marrë një lajm të mirë pas fitores historike 2 me 8 kundër Barcelonës në Ligën e Kampioneve, pasi skuadra Bundesliges  është e para në renditjen e UEFA-së me 30 pikë, pasuar me skuadrën që mund të ndeshet në finale të Ligës së Kampioneve, Paris Saint Germain, nëse kjo e fundit e eliminon Lyonin në gjysmëfinale.

Leipzing e cila të martën u eliminua nga Parisi, gjendet në pozitën e tretë. Manchester City në të katërtën.

Finalisti i Ligës së Evropës, Interi, gjendet në vendin e pestë, ndërsa Barcelona tashmë është e gjashta.

Juventuesi dhe Atletico Madrid, pas dështimeve në Ligën e Kampioneve e shohin vetën në pozitën e 11 përkatësisht në pozitën e 12./Insajderi.com/