
Ish-lojtari i skuadrave gjermane Borussia Dortmund dhe Wolfsburg, Ivan Perisic aktualisht nën kontratë me Interin, nuk do të blihet nga gjigandi bavarez, njofton Insajderi.
Mesfushori kroat, Ivan Perisic, në vitin 2015 u transferua nga skuadra milaneze Inter për shifrën e 16 milionë eurove nga Woflsburg.
Pas katër sezonesh në “Giuseppe Meazza”, Inter vendosi ta huazojë për një sezon te skuadra gjermane e Bayern Munchen.
Pas një viti huazim te gjermanët, Perisic, nuk do të blihet nga drejtuesit gjerman, për arsye se çmimi i vendosur prej 15-20 milionë euro nga drejtuesit e Inter-it duket i lartë për një futbollist 31-vjeçar, bëjnë të ditur nga ekipi gjerman. /Insajderi.com