Bayerni po mendon transferimin e mbrojtësit të Milanit, Mattia De Sciglio, pasi trajneri i ardhshëm i skuadrës bavareze, Carlo Ancelotti ka shprehur disa herë admirim për italianin.

Sipas asaj që shkruan “Corriere Dello Sport”, De Sciglio shihet nga drejtuesit bavarez si zëvendësuesi ideal i kapitenit të Bayernit, Philipp Lahm, i cili është drejt fundit të karrierës.
Në anën tjetër as mbrojtësi asnjëherë nuk e ka mohuar një largim eventual nga skuadra ku është rritur.
Për 23-vjeçarin interesim ka shprehur edhe ish-trajneri i tij Masimiliano Allegri, i cili e dëshiron atë tek Juventusi. /Insajderi.com