
Vendimi i transmetuesit publik të Mbretërisë së Bashkuar për të ndërprerë programet e planifikuara në favor të mbulimit të vdekjes së Dukës së Edinburgut çoi në një numër rekord ankesash – mbi 110,000 ankesa.
Gazeta “Guardian” raporton se një numër rekord njerëzish në Mbretërinë e Bashkuar u ankuan drejtpërdrejt në BBC për mbulimin e transmetuesit publik në 24 orë pas njoftimit të vdekjes së Dukës së Edinburgut në moshën 99 vjeçare, transmeton Insajderi.
Shumica dërrmuese e ankesave sugjeruan që mbulimi i BBC-sw ishte i tepruar dhe mbyti tema të tjera të lajmeve të tilla si pandemia, mbi ankesat për programet e anuluara, raporton The Guardian. /Insajderi.com