Bashkimi Evropian pritet të dhurojë 30 miliardë euro për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Kjo ndihmë e destinua për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë COVID-19.
Këtë e tha Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, pas konferencës virtuale që e kishte me udhëheqësit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Takimi virtual i ftuar nga kancelarja Angela Merkel, bëri që gjitha palët të kërkojnë përshpejtimin e rajonit në Bashkimin Evropian.
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, kërkoi që vizat të liberalizohen sa më shpejt.
Ndërsa, Merkel theksoi se “BE-ja duhet t’i mbajë premtimet”. /Insajderi.com