BE humb betejën ligjore ndaj AstraZeneca-s për furnizimin me vaksina

BE humb betejën ligjore ndaj AstraZeneca-s për furnizimin me vaksina

Bashkimi Evropian ka humbur një betejë ligjore në Bruksel për të detyruar prodhuesin anglo-suedez të ilaçeve AstraZeneca të shpërndajë 120 milionë doza të vaksinës kundër Covid-19 deri në fund të qershorit.

Lënda shkoi në gjykatë muajin e kaluar për shkak se kompania vonoi dërgimin e vaksinave vitale, pasi u zotua fillimisht të shpërndante 300 milionë doza në të njëjtën datë.

Sidoqoftë, kërkesa e BE-së nuk u pranua nga gjykatësi në Bruksel, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Por, gjykatësi vendosi afate për AstraZeneca-n për ta furnizuar me doza BE-në gjatë verës ose për t’u përballur me gjoba të majme.

Të dy, BE-ja dhe kompania farmaceutike biseduan për urdhrin e gjykatës të premten, ku Brukseli e konfirmoi pozicionin e tij dhe AstraZeneca duke thënë se e mirëpriti rezultatin.

Vaksina me dy doza e Oksford-AstraZeneca është një nga tre vaksinat e mëdha, së bashku me ato të zhvilluara nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna, dhe ka deri tani arritjen më të madhe globale./Insajderi.com