BE-ja gjobit me 570 milionë euro ”Mastercard”

BE-ja gjobit me 570 milionë euro ”Mastercard”

Komisioni Europian vendosi sot një gjobë prej 570 milionë euro ndaj ”Mastercard”.

Arsyeja e gjobitjes është rritja në mënyrë artificiale e kostove të pagesave me kartë, në dëm të konsumatorëve dhe rrethit të biznesmenëve të BE-së.

Rregullator i konkurrencës në BE, Komisioni vlerësoi se ”Mastercard” ka penguar aksesin e tregtarëve në shërbimet ndërkufitare për pagesat me kartë, duke shkelur në këtë mënyrë rregullat në lidhje me abuzimet e pozitës dominuese.