BE-ja ndalon aterimet e fluturimeve nga Bjellorusia

BE-ja ndalon aterimet e fluturimeve nga Bjellorusia

Vendimi i fundit nga Ambasadorët e Bashkimit Evropian për të ndaluar fluturimet nga Bjellorusia mbi territorin e Bashkimit Evropian është miratuar, kanë deklaruar zyrtarë nga BE, përcjell Insajderi.

E nga marrja e kësaj mase ndalohet gjithashtu edhe ulja në aeroportet e shteteve të BE-së, raporton REL.

Bjellorusia është duke u ndëshkuar nga BE për shkak se autoritetet nga ky vend më 23 maj kanë devijuar dhe detyruan të ulet në Minsk një aeroplan që udhëtonte nga Greqia për në Lituani.

Derisa pas aterimit në Minsk BE ka arrestuar aktivistin e Ranab Pratasevich bashkë me të dashurën e tij si dhe një gazetar.

Kurse vendimi i Bashkimit Evropian është duke u pritur të hyjë në fuqi në mesnatë të 5 qershorit.

BE nuk e la pa rekomanduar linjave ajrore, pa detyrim,  që të shmangin të gjitha fluturimet mbi Bjellorusinë.

Ndërsa, Aerokompania kombëtare bjelloruse Belavia ka fluturime midis Bjellorusisë dhe diku rreth 20 aeroporteve në Evropë e që përfshinë edhe atë të Helsinkit, Amsterdamit, Milanos, Varshavës, Frankfurtit, Berlinit, Mynihut, Parisit, Romës dhe Vjenës.

Kjo ndikon në rreth 400 fluturime civile që zakonisht fluturojnë mbi Bjellorusinë çdo ditë, sipas agjencisë evropiane të kontrollit të trafikut ajror Eurocontrol. Kjo përfshin 300 mbikalime, rreth 100 operohen nga transportuesit e BE-së ose Britanikëve.

Derisa dhe Ministria e transportit në Berlin tha të mërkurën se Gjermania kishte pezulluar uljet e linjave ajrore ruse në territorin e saj sepse Rusia dyshohet se nuk autorizoi mbërritjet e fluturimeve Lufthansa, linja ajrore më e madhe gjermane, në aeroportet e saj./Insajderi.com