Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë dënuar veprimet e ushtrisë në Burma ndaj civilëve të pafajshëm.
Në një deklaratë të Bashkimit Evropian thuhet se “Qëndrojnë pranë njerëzve të guximshëm në Burma”.
Ushtria ka paralajmëruar civilët që të mos protestojnë pasi “mund të goditen në kokë dhe mbrapa”, raporton Euronews.
Por, kjo nuk i ka ndaluar protestat. Janë të vendosur për zgjedhje të reja – të cilat nuk dihet që kur do të mbahen.
“Bashkimi Evropian qëndron më shumë se kurrë pranë njerëzve të guximshëm të Burma dhe bën thirrje për një fund të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjitha formave të dhunës dhe rivendosjen e demokracisë”, thuhet në deklaratën e BE-së. /Insajderi.com