
Teksa lufta në Ukrainë po zhvillohet shtet e Evropës po vazhdojnë të dërgojnë ndihma.
Vetëm ditët e fundit Ukraina mori nga BE armë në vlerë 450 milionë euro.
Norvegjia dhuroi rreth 230 milionë dollarë për ndihma humanitare, derisa 110 milionë euro i dhuroi Italia.
Belgjika i dërgoi 3 mijë makina dhe 200 nga armë antitank, kurse Gjermani e ndihmoi Ukrainën, duke i dhuruar 500 raketa Stinger
Edhe Republika Çeke dhe Suedia dërguan ndihma drejt Ukrainës, ku Çekia dhuroi 18 milionë dollar dhe Suedi me 5 mijë armë antitank.
Të martën po zhvillohet dita e gjashtë e luftimeve ndemjet Ukrainës dhe Rusisë./Insajderi.com