Bashkimi Evropian ka zgjatur me gjashtë muaj sanksionet kundër zyrtarëve rusë dhe ukrainas për përfshirjen e tyre të pretenduar në konfliktin në Ukrainën lindore, njofton Insajderi.
Kështu u bë e ditur sot nga Këshilli i BE-së, institucion ky që përfaqëson shtetet anëtare të bllokut.
“Sot, Këshilli vendosi të zgjasë me gjashtë muaj të tjerë, deri më 15 mars 2021, sanksionet që synojnë personat dhe entitetet, të cilat vazhdojnë të minojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, shkruhet në një deklaratë.
Ngrirja e aseteve dhe ndalimi i udhëtimit kanë të bëjnë me 175 personalitete ruse dhe ukrainase, përfshirë shumë udhëheqës rebelë dhe 44 subjekte (kompani, organizata, parti politike).
Sanksionet individuale janë pjesë e masave të marra nga BE-ja për të ndëshkuar Moskën për rolin e saj në konflikt. /Insajderi.com