BE zgjeron embargon ndaj eksportit të armëve për Turqinë

Vendet evropiane po planifikojnë ta zgjerojnë embargon ndaj eksportit të armëve të Turqi, e cila është anëtare e NATO-s, në shenjë proteste për shkak të ofensivës turke ndaj forcave kurde në veri të Sirisë.

BE zgjeron embargon ndaj eksportit të armëve për Turqinë

Shefi i diplomacisë së Holandës Stephanus Blok ka thënë se invadimi në vendin fqinjë është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe se Turqia, si edhe çdo vend tjetër, duhet t’i përmbahet të drejtës ndërkombëtare.

Blok ka folur në takimin e ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg.

Ministri i jashtëm i Francës Jean-Yves Le Drian ka deklaruar se dëshiron “një qëndrim të fortë në lidhje me eksportin e armatimit në Turqi”.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje, “para se gjithash”, SHBA të caktojnë një takim të koalicionit ndërkombëtar për luftë kundër Shtetit Islamik për shkak të frikës  se kaosi të cilin po e shkakton ofensiva turke mund ta ngjallë kërcënimin e xhihadistëve.

Kurdët sirian ishin aleatë të koalicionit në teren dhe kanë kryer një pjesë të madhe të luftës kundër Shtetit Islamik./Insajderi.com.