Beckham dëshiron ta sjellë Ramosin në Inter Miami

Beckham dëshiron ta sjellë Ramosin në Inter Miami

David Beckham dëshiron që ta sjellë Sergio Ramosin në ekipin e tij në Inter Miami vitin tjetër, shkruan Mundo Deportivo, njofton Insajderi.

Mbrojtësi i Real Madrid ende nuk ka nënshkruar vazhdim kontrate për të qëndruar në Santiago Bernabeu, derisa kontrata aktuale skadon në fund të verës së ardhshme.

Beckham po shpreson ta sjellë Ramosin në MLS, Ligën Amerikane të Futbollit, por madrilenët kanë besim se ai do të vazhdojë të mbetet kapiteni i tyre./Insajderi.com