Beckham: Më shitën te Barcelona, pa më pyetur

Beckham: Më shitën te Barcelona, pa më pyetur

Ish-anësori i Manchester United, David Beckham, ka thënë se ish-klubi i tij kishte arritur marrëveshje me Barcelonën pa e pyetur atë. Kjo kishte ndodhur para lëvizjes së tij drejt Real Madridit, në vitin 2003.

Pas gjashtë titujsh të fituar në Premier League dhe një trofeu të Ligës së Kampionëve, si “djall i kuq”, Beckham i dha fund eksperiencës së tij tek klubi anglezë.

Ai la Manchester United dhe u bashkua me Real Madridin për një marrëveshje me vlerë rreth 35 milionë euro. Por, Beckham thotë se “djajtë e kuq” tashmë kishin arritur marrëveshje me rivalët e mëdhenj të klubit nga La Liga, edhe pse ish-kapiteni i Anglisë ishte i bindur se do të largohej vetëm për në “Bernabeu”.

Ai i tha “BBC Radio 4”: “Asnjëherë nuk ka pasur hakmarrje. Isha i lënduar dhe zemëruar në kohën kur kisha mbetur jashtë disa lojërave, por kurrë nuk mendova se do ta lija “Old Trafford”. Në fakt, kisha dëgjuar thashetheme se mund të shitesha. Isha me pushime në ShBA me Viktorian dhe një nga miqtë e mi, që punonte në “Sky Sport”, më thotë se Manchester United kishte rënë dakord me Barcelonën.

I thashë se nuk ishte e drejtë, pasi nuk dija asgjë për këtë. Pastaj fluturova për në Londër. U përpoqa të flisja me Peter Kenyon, e bëri këtë edhe menaxheri im, por ai tha “jo”, ka rrëfyer Beckham.

Ai ka treguar se ka këmbëngulur për të kuptuar se çfarë po ndodh, “Po, është e vërtetë, ne kemi rënë dakord për një marrëveshje. Më tej bisedova me agjentin tim dhe më tha: “Nëse jam duke lëvizur, do të shkoja vetëm në Madrid. Brenda një ditë, unë u ula me presidentin e Real Madridit dhe kemi rënë dakord”, ka thwnw ai.

Marrëdhënia e Beckham me trajnerin Sir Alex Ferguson ishte përkeqësuar në atë kohë, por ish-anësori këmbëngul se nuk donte të largohej nga “Old Trafford”.

Ai shtoi: “Unë nuk e shikova Manchester United për tre vjet, pas largimit. Isha i tronditur dhe i shkatërruar, sepse sapo kishim fituar titullin kampion. Pa dyshim, kam kërkuar të dal në pension në “Old Trafford”, për shkak se Manchester United ishte ekipi im. Unë nuk kisha aspirata të largohesha”, ka thënë Beckham.