Befasi në ‘Aneota’ – Humbja e Barçës hap garën për titull

Real Sociedad e ka mposhtur Barcelonën në San Sebastian, me çka e ka hapur sërish garën për titull në La Liga.

Befasi në ‘Aneota’ – Humbja e Barçës hap garën për titull

Ishte goli i minutës së pestë nga Oyarzabal që e vendosi këtë takim, pasi deri në fund Barcelona nuk arriti të shënojë asnjëherë.

Kjo është ndeshja e tretë radhazi që Barcelona nuk arrin fitore në La Liga, ndërsa dy të fundit ka pësuar humbje.

Barça mbetet lider me 76 pikë, 3 më shumë se Atletico Madridi dhe 4 më shumë se Real Madridi. /Insajderi.com