Feronikeli tashmë ka vendosur. Trajneri i skuadrës do të jetë ish përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku i cili pritet te prezantohet në fillim të javës së ardhshme te Feronikeli.
Burime të Zëri.info mësojnë se Bunjaku tashmë është përcaktuar edhe për bashkëpunëtorët e tij derisa ndihmës kryesor i Bunjakut do të jetë trajneri shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Agim Sopi, i cili si trajner ka punuar edhe në Suedi. Më shumë në Insport.