Një koalicion prej 180 grupeve të të drejtave bëri thirrje për bojkot të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit vitin e ardhshëm lidhur me abuzimet e raportuara të të drejtave të njeriut kundër pakicave etnike në Kinë, shkruan Fox News, trasnmeton Insajderi.
Lojërat do të hapen brenda një viti, më 4 shkurt 2022 dhe do të vazhdojnë pavarësisht pandemisë.
Koalicioni është i përbërë nga grupe që përfaqësojnë tibetianët, ujgurët, mongolët e brendshëm, banorët e Hong Kongut dhe të tjerë.
Grupi u ka lëshuar një letër të hapur qeverive duke bërë thirrje për bojkot të Olimpiadës “për t’u siguruar që ato nuk përdoren për të inkurajuar abuzimet e tmerrshme të të drejtave dhe goditjet e disidencës së qeverisë kineze”. /Insajderi.com