Behrami reagon ndaj raportimeve se ai do luajë për Kosovën

Behrami reagon ndaj raportimeve se ai do luajë për Kosovën

Valon Behrami ka reaguar dhe ka demantuar lajmet e disa mediumeve nga Kosova që kanë raportuar se “Behrami do të jetë lojtar i Kosovës”.

Mesfushori i Watford ka thënë se shumë shpejtë do të qartësojë të ardhmen e tij, pasi sipas tij, raportimet e këtyre mediumeve kanë qenë të pavërteta.

 

“Fatkeqësisht kam lexuar shumë lajme të pavërteta rreth të ardhmes time në Kombëtare. Shumë shpejtë do ta bëjë të qartë”, ka shkruar Behrami në Twitter.

Behrami e ka shprehur disa herë më parë se nuk do ta ndërrojë përfaqësuesen e Zvicrës për atë të Kosovës. Ai është zëvendëskapiten në skuadrën përfaqësuese të helvetëve. /Insajderi.com