Bëhu me banesë në deti vetëm dy orë rrugë larg Prishtinës – mundësi fantastike!

Bëhu me banesë në deti vetëm dy orë rrugë larg Prishtinës – mundësi fantastike!

A dëshironi të bëheni pronar i një apartamenti me çmim më të lirë sesa blerja e një banese në Fushë-Kosovë?

Plazhi i Tales në Lezhë është një zonë e virgjër gati-gati e panjohur për shumë kënd, por që kohët e fundit ka filluar të frekuentohet nga pushues të shumtë.

Këtë ua ofron kompania kosovare “Uni Projekt”, e cila po ndërton apartamente në bregdetin e Talës, vetëm 12 kilometra larg Milotit.

Talja është një destinacion krejtësisht i ri për t’u zbuluar. Pastërtia e ujit dhe rërës, hapësirat e bollshme publike dhe çmimet e favorshme, janë arsyet pse duhet të keni një apartament në Tale.

Talja vlerësohet si një plazh familjarë dhe që mund të ndjesh shumë privatësinë dhe qetësinë. Mjekët në Shqipëri e rekomandojnë për sëmundje të shumta për shkak të nivelit të lartë të jodit që ka.

“Uni Projekt” është duke e ndërtuar një objekt që përbëhet nga dy hyrje me nga 7 apartamente në kat me sipërfaqe nga 65.50 m2, 58.30 m2, 56.40 m2, 52.50 m2, 68.40m2, 58.30m2 dhe 68.30m2. Të dy hyrjet kanë ashensorë.