Bekim Balaj asiston në barazimin e Sturm Graz ndaj Tirol

Bekim Balaj asiston në barazimin e Sturm Graz ndaj Tirol

Sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Bekim Balajt, i mjaftuan vetëm 11 minuta në fushë, për t’u shndërruar në protagonist, në barazimin 1-1 që skuadra e tij Sturm Graz arriti në frymën e fundit ndaj Tirolit, njofton Insajderi.

Shkodrani e nisi ndeshjen nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 82-të. Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me rezultatin 1-0 në favor të vendasve, Balaj jep një asist të bukur me kokë për Yeboah, i cili nuk fali para portës, duke realizuar me një parabol fantastike.

Me këtë pikë të fituar, ekipi i Balajt ndodhet në vendin e katërt në Bundesligën austriake me 35 pikë pas 20 javësh. /Insajderi.com